Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është bërë figura promovuese markës së njohur botërore të atleteve, “Puma”.
Ajo ka realizuar disa fotografi me atletet e koleksionit të ri të kësaj marke, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në imazhet e fundit, Dhurata shfaqet shumë tërheqëse, teksa pozon me flokët e saj me ngjyrat e akuariumit.
“Përgjithmonë ekstra, përgjithmonë e lirë, përgjithmonë unë, përgjithmonë me disponim”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për fizikun e saj.
Dhurata Dora përndryshe gjatë verës solli dy projekte muzikore, këngën solo “Ferrari” dhe bashkëpunimin me Azetin. “Fajet”.
Të dy këto projekte muzikore u pritën mirë nga fansat e këngëtares, e cila si të gjithë estrada ka qenë jo aktive me koncerte gjatë verës, shkaku i pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/