Telegrafi

Dhurata Dora dhe Soolking kalojnë shifrën e 50 milionë klikimeve me “Zemër”

Kënga “Zemër” nga Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking, pati një impakt të madh te publiku që në ditët e para të publikimit.

Numri i madh i shikimeve që kjo këngë ka marrë në kanalin YouTube, e tregojnë më së miri se si kënga “Zemër” ka fituar vërtetë zemrat e fansave.

Tani ajo numëron mbi 50 milionë klikime, në vetëm dy javë pas lansimit të saj.

Lexo po ashtu Kuriozë për vargjet në frëngjisht të Soolking, mësoni çfarë i thotë në këngën "Zemër" reperi algjerian Dhurata Dorës

Bashkëpunimi i gërshetuar në tri gjuhë ka qenë tejet atraktiv për publikun, dhe kjo është ndër arsyet që “Zemër” vazhdon të renditet lartë edhe në top listat e shumta muzikore.

Producent i këngës është Big Bang Beats, i cili është i njohur tashmë për prodhimet e tij muzikore që kanë shijuar sukses edhe jashtë vendit. /Telegrafi/