Site icon Telegrafi

Dhurata Dora dhe Soolking fillojnë xhirimin e klipit

Dhurata Dora dhe reperi i njohur francez, Soolking, po realizojnë bashkëpunim.

Tashmë ana muzikore e këngës së tyre të re është kryer.

RedBox dhe producenti i hiteve, BigBang, mbajnë firmën e kësaj kënge që po ashtu pritet t’i thyejë kufinjtë evropianë.

Ndërkaq, projekti është duke u xhiruar tashmë në Tiranë nga Max Production.

Vet Soolking ka publikuar imazh nga Tirana ku ai po qëndron pikërisht për këtë projekt.

Ky pritet të jetë një prej hiteve të verës, pasi kënga është ritmike. /Telegrafi/

Exit mobile version