Telegrafi

Dhurata Dora dhe Azet konfirmojnë bashkëpunimin, zbulojnë pak nga kënga e tyre e re

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora dhe reperi shqiptar me famë në Gjermani, Azet, kanë zyrtarizuar bashkëpunimin mes tyre.

Prej kohësh flitej se dyshja po mendojnë të sjellin këngë së bashku dhe kjo gjë mesa duket është gati të ndodhë.

Ka qenë vet Dhurata ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shihet duke kënduar bashkë me Azetin pak nga kënga e tyre e re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nga ajo çfarë dëgjohet në video, kënga e tyre do të jetë në gjuhën gjermane dhe mund të publikohet brenda disa jave.

Dyshja përndryshe pak kohë më parë performuan së bashku në eventin “Redbull Soundclash”, në Gjermani.

Kënga e tyre e re ende e pa titull, pritet që të vizualizohet edhe me klip kur të jetë e gatshme për publikun. /Telegrafi/