Site icon Telegrafi

Dhurata Dora befason me transformimin e radhës, bën flokët ngjyrë lejla

Ajo komentohet mjaft shumë në faqet rozë për eksperimentet që bën herë pas here në dukje.

Fjala është për artisten e njohur shqiptare, Dhurata Dora, e cila një ndryshim e ka bërë edhe së fundmi.

Përmes imazheve që ka shpërndarë në InstaStory, tregon se ka bërë flokët ngjyrë lejla, ngjyrë kjo e veçantë dhe mjaft e guximshme.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

“Leya Leyla”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vendosur imazheve, referuar transformimit të ri.

Meqenëse Dora ka bërë edhe ndryshime të tjera, kjo nuk është një risi për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Sidoqoftë, kjo ngjyrë i shkon mjaft shumë dhe e bën të shfaqet akoma më tërheqëse.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

Ndryshe, Dhurata që nga vera nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re, kurse ajo e fundit mbetet “Fajet” në bashkëpunim me Azet. /Telegrafi/

Exit mobile version