Site icon Telegrafi

Dhurata Dora – artistja që po e ‘pushton’ skenën me performanca spektakolare

Dhurata Dora

Ky vit padyshim që do jetë i këngëtares së famshme, Dhurata Dora.

Ajo është kujdesur që të sjellë shumë hite, me anë të të cilave po kërkohet jashtzakonisht nga publiku shqiptar për mbrëmje muzikore.

Gjatë këtij sezoni veror me publikimet në rrjetet sociale shohim që artistja në çdo vend ku po merr pjesë salla po mbushet ‘full’ me pjesëmarres ndërsa atmosfera po ‘shpërthen’ nga performanca e saj.

Dhurata Dora

Edhe pse tejet e angazhuar, diva e muzikës po kujdeset që të lansoj edhe projekte të reja me të cilat po e ‘godet’ tregun muzikor.

Lexo po ashtu Dhurata Dora dhe RAF Camora sjellin këngën "Palma"

Kujtojmë që Dhurata është ndër të vetmet artiste që ka sjellë duete të shumta me artistë me famë botërore, si hiti me Soolking ‘Zemer’, e cila është një super-hit.

Dhurata Dora

Gjithashtu ka lansuar projekte edhe me të famshmit si INNA, Luciano, JAY1, Stteflon Don, Bausa dhe së fundmi projektin me RAF Camora të titulluar ‘Palma’.

 

Exit mobile version