Telegrafi

Dhurata Dora arrin 25 milionë klikime në YouTube me këngën “Ferrari”

Dhurata Dora Foto: Instagram/dhuratadora

Dhurata Dora është ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur të depërtojë edhe në tregun evropian.

Artistja përmes projekteve unike, ka arritur të grumbullojë me mijëra fansa, të cilët e përkrahin në çdo hap të saj.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka arritur një sukses tjetër.

Bëhet fjalë për këngën “Ferrari”, që deri më tani ka arritur 25 milionë klikime në kanalin YouTube.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dora prek këtë shifër, pasi në pothuajse secilin projekt ajo numëron miliona.

Ndërkohë, “Harrom” titullohet projekti fundit i saj, që është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/