Site icon Telegrafi

Dhurata Ahmetajt i hakohet Instagrami, këngëtarja kërkon falje pas rikthimit të llogarisë së saj

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj është përballur me një surprizë aspak të këndshme gjatë ditës së sotme.

Kjo pasi këngëtares shqiptare dikush i ka hakuar llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Mirëpo për fat të mirë, në vetëm pak kohë, Ahmetaj ka arritur ta rikthejë llogarinë e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë gjë e bëri të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku u kërkonte falje të gjithë ndjekësve të saj, nëse aksidentalisht u ka arritur ndonjë mesazh apo koment gabimisht nga llogaria e saj.

Madje, ajo shton se është duke bërë maksimumin që të gjejë personat dashakeqës që u munduan ta bëjnë këtë gjë, duke kontrolluar IP adresat që tentuan të kyçen në Instagramin e saj gjatë 48 orëve të fundit.

Ndryshe, Ahmetaj ka paralajmëruar gjithashtu se brenda pak javësh do të publikojë edhe një këngë të rem e klip. /Telegrafi/

Exit mobile version