Këngëtarja shqiptare, Dhurata Ahmetaj prej kohësh është ‘single’.
Dhe një prej këngëtareve më të bukura e atraktive të skenës, shfrytëzon rastin që të tregohet sensuale.
Ajo së fundmi është shfaqur me pak grim dhe flokë të lëshuara duke treguar anën e bukur të saj.
Në një prej imazheve ajo lë të shihen edhe sutjenat, ku konfirmon se gëzon linja të bujshme trupore.
Ajo ka kohë që është ‘single’ që prej ndarjes nga ndërmarrësi, Argjent Haradinaj.
Bukuroshja në anën tjetër do t’i kthehet edhe skenës me këngë të reja pas një pauze të shkurtër.
Megjithatë, përiudhën më të ndritshme të karrierës ajo e pati nën menaxhimin e Bleros, ku realizoi disa hite bashkë me të dhe producentin Nurteel Morina. /Telegrafi/