Telegrafi

Dhurata Ahmetaj shfaqet mahnitëse në të kuqe, duket sikur J-Lo

Ajo krahasohet shpesh me Jennifer Lopezin, duke u quajtur sozia shqiptare e saj.

Dhurata Ahmetaj ka realizuar sesioni të ri fotografik në kuadër të një prej fushatave të reja reklamuese.

Bukuroshja është shfaqur në të kuqe, ku duket tejet mahnitëse, ndërkaq komentet ishin tejet pozitive duke e krahasuar me Jennifer Lopezin.

Ndonëse nuk ka shfaqur në intervista pëlqim te caktuar për krahasim, ajo ka treguar respekt për komentet pozitive.

Së fundmi Dhurata Ahmetaj ishte pjesë e disa fushatave si e Valas dhe çokolatës, Wedel.

Aktualisht ajo është ‘single’ dhe shprehet e lumtur për këtë. /Telegrafi/