Këngëtarja shqiptare Dhurata Ahmetaj, ndonëse ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja, vazhdon të jetë mjaft e ndjekur nga publiku vetëm përmes rrjet5eve sociale.
Shpesh, ajo preferon të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.
Një të tillë, Ahmetaj e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse nga Zvicra.
Ajo ka pozuar e shtrirë në shtrat me bikini në pjesën e sipërme, duke vënë kështu në pah linjat e theksuara trupore.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj.
Përndryshe, kënga e fundit që fansat e saj kanë dëgjuar nga ajo mbetet “Qa don ti”, e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/