Telegrafi

Dhurata Ahmetaj pozon me fustan nusërie

Foto: Dhurata Ahmetaj/Instagram

Këngëtarja e njohur, Dhurata Ahmetaj, e cila viteve të fundit nuk është shumë aktive në muzikë, po vazhdon të komentohet për fotografitë e saj.

Së fundmi, ajo në rrjetin social Instagram publikoi disa imazhe, në një prej të cilave shfaqet e veshur e një vello të bardhë.

Ndonëse nuk është ende gati të bëhet nuse, Ahmetaj ka veshur një fustan të tillë për të promovuar linjën e re nga Mertia Harxhi Koci.

Të shumta kanë qenë pëlqimet që ajo ka marrë nga ndjekësit e saj, teksa ka tash e një kohë që Dhurata bllokon hapësirën për komente, duke mos lejuar njerëzit që t’i komentojnë, por thjeshtë të pëlqejnë fotografitë e saj.

Përndryshe, ka tash e sa vite që Ahmetaj po i mungon tregut kosovar, ndonëse dikur ishte shumë aktive me projekte muzikore.

Mbetet të shihet nëse së shpejti, ajo do të jetë gati për një rikthim në muzikës për fansat e saj. /Telegrafi/