Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, të cilin do ta lansojë së shpejti.
Në një prononcim për Telegrafin, ajo ka treguar detajet e këngës së saj të re, e cila do të jetë ritmike verore dhe shpreson të mirëpritet nga fansat.
Ajo është gjithashtu mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Ahmetaj ka bërë të ditur se me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka vendosur të vizitojë një xhamitë e vendit.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa imazhe nga vizita e saj brenda xhamisë, ku shfaqet duke pozuar e mbuluar me shami.
Ajo dukej mjaft bukur dhe me stil, ndërsa përsoste dukjen e saj edhe me një palë syze dielli.
Ahmetaj nuk ka bërë të ditur nëse është duke agjëruar, por sido që të jetë vizita e saj në xhami tregon se këngëtarja ka respekt të madh për fenë e saj. /Telegrafi/