Site icon Telegrafi

Dhurata Ahmetaj e ‘çertifikuar në presionologji’ (Foto)

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj veçohet për stilin dhe këngët e saj, të cilat edhe pse ndoshta i sjell rrallë, bënë kujdes maksimal në përzgjedhjen e tyre.

E njëjta është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Dhurata Ahmetaj është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj (Foto: Dhurata Ahmetaj/InstaStory)

Përveçse e zonja në këndim, Dhurata ka treguar së fundmi se di të jetë edhe mjaft “e bezdisshme” herë pas here.

Këtë e ka treguar përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet në një ‘selfie’, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan: “E certifikua në presionologji”.

Dhurata Ahmetaj e pranon se nganjëherë di të bëhet shumë e bezdisshme (Foto: Dhurata Ahmetaj/InstaStory)

Mesa duket, Ahmetaj bën pjesë në njerëzit e sinqertë, e cila nuk e ka problem që të rrëfejë sinqerisht për të metat e saj.

Muajt në vazhdim, pritet ta gjejnë këngëtaren me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version