Telegrafi

Dhunuan të moshuarin në Tiranë, shpallet në kërkim 31-vjeçari, procedohet një tjetër

Policia ka shpallur në kërkim një shtetas dhe ka nisur procedimin penal ndaj një tjetri pas dhunimit të një të moshuari në Tiranë.

Reagimi i policisë vjen pas një videoje të postuar në disa portale në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. Pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia. /Telegrafi/