Site icon Telegrafi

Dhunonte vajzën dhe mbante armë pa leje, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Policia e Shtetit ka arrestuar sot në flagrancë një shtetas në Kukës për veprat penale dhunë në familje, mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe i municionit dhe kultivim i bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Lojme në Kukës është arrestuar pas denoncimit për dhunë që ka bërë vajza e tij 14 vjeçe.

Vajza ka bërë kallëzim se babai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në mënyrë të përsëritur, shtoi policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 36-vjeçarit , policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version