Një person arrestohet pasi ka kryer veprën penale “dhunim”, ndaj një të miture.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:15, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/