Site icon Telegrafi

Dhunoi një të mitur në Kllokot e cila pastaj lindi edhe foshnjën – arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Kllokot, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

E njëjta kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën që dyshohet se ka ardhur një jetë si pasojë e veprës së lartcekur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version