Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është dhunuar nga një i dyshuar në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, muaj më parë dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/