Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me dyshimin për dhunimin e një gruaje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:00.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/