Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte dhunuar një femër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në muajin prill të vitit 2021, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/