Site icon Telegrafi

Dhunohet seksualisht një e mitur në Viti

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur .

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në datat 11-12.03.2023, në Viti.

Po ashtu bëhet e ditur se viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version