Site icon Telegrafi

Dhunohet seksualisht e mitura në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person është shoqëruar në polici nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht një të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten, në Prizren.

Tutje në raport, thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull  kosovar është shoqëruar në polici nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër  kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version