Site icon Telegrafi

Dhunohet një vajzë e mitur në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dhunuar një vajzë e moshës së mitur në Prishtinë.

Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj, transmeton Telegrafi.

“Ankuesja femër kosovare raporton se një i dyshuar deri me tani i pa njohur, e ka dhunuar vajzën e saj të moshës së mitur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version