Telegrafi

Dhunohet një vajzë e mitur në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dhunuar një vajzë e mitur në Drenas.

Lidhur me rastin, Policia bën të ditur se ka arrestuar dy persona, transmeton Telegrafi.

“ Me 30.09.2020 viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar, në dijeni ka qenë edhe një e dyshuar femër kosovare, por nuk ka ndërmarrë asgjë. Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor./Telegrafi/