Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:30, në Mitrovicë.
Tutje thuhet se viktima është dërguar në tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Po ashtu, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/