Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Prizren për dhunimin e një të mituri

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vepra penale ka ndodhur në muajin gusht, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë të premten në Prizren.

Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren, gusht 2023. Lidhur me rastin më 18.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për dhunimin e një të mituri në Prizren. /Telegrafi/ 

Exit mobile version