Një grua ka raportuar se një person e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj disa vite më parë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 13.11. – 15.12.2012.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/