Një femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull kosovar. Pas denoncimit, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë ndihmën e nevojshme.
Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. /Telegrafi/