Telegrafi

Dhunohet një grua në Novobërdë – arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar në Novobërdë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje kurse viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Nga Njësiti i Hetimeve në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/