Një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në datat 11 dhe 12.02.2025 në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Me 27.02.2025 viktima femër kosovare ka raportuar ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurorin, rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante. /Telegrafi/