Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në komunën e Ferizajt.
Sipas raportit të policisë thuhet se ankuesja femër ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/