Një person është arrestuar pasi ka dhunuar seksualisht një femër në një motel.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuet në raport. /Telegrafi/