Një femër është dhunuar në komunën e Shtimes. Lidhur me rastin policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar.
Sipas policisë njëri nga ta ka dhunuar viktimën femër kosovare , ndërsa i dyshuari tjetër nën kërcënimin e armës ka ngacmuar seksualisht viktimën.
“Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/