Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, në Klinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ‘shtëpi të sigurt’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/