Një person është arrestuar nën dyshimin se i ka dhunuar një femër (shtetase serbe).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar viktimën femër shtetase e Serbisë (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/