Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një femër.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00, në Istog.
Tutje bëhet e ditur
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/