Një vajzë e moshës së mitur është dhunuar nga një mashkull në komunën e Skenderajt, ndërsa lidhur me këtë është arrestuar një i dyshuar.
Rasti ka ndodhur më 28.12.2021 në Skenderaj.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia
Sipas policisë, pas identifikimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Telegrafi/