Një e mitur është dhunuar seksualisht nga një person tjetër.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30 në rrugën Ulpianë, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktimës i janë bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore.
“Viktima femër kosovar e mitur ka raportuar rastin e dhunimit nga një i dyshuar NN. Viktimës i janë bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore. Lidhur me këto është njoftuar prokurori i cili udhëzon hetimin e rastit me tutje”, thuhet në raport. /Telegrafi/