Telegrafi

Dhunohet një e mitur në Prishtinë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur nga Prishtina ka njoftuar se është dhunuar disa herë nga një person shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Viktima deklaratën e saj në polici e ka bërë në prezencë të Përfaqësuesit të Qendrës Sociale.

“Viktima femër kosovare e mitur në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/