Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Obiliq.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:30.
“Më 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/