Një vajzë e mitur është dhunuar në shtëpinë e saj në Obiliq nga një mashkull.
Rastin në polici e ka paraqitur viktima e shoqëruar nga nëna e saj.
“Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/