Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër e moshës së mitur është dhunuar në Pejë.
Policia njofton se pas një pune operative të zhvilluar është arrestuar i dyshuari.
Gjatë kontrollimit të automjetit të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me shtatë fishekë kal.7.65 mm, me një karikator, si dhe një granatë dore model “P.B – 70”. /Telegrafi/
Foto: Arkiv/Ilustrim