Site icon Telegrafi

Dhunohet 20 vjeçarja në Korçë,

Një vajzë 20 vjeçe është përdhunuar në Korçë. Lajmin e trishtë e bën të ditur policia e cila tha se ka arrestuar përdhunuesin një 24 vjecar me emrin David P. Sipas policisë ai i ka hyrë me dhunë në banesë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : David P, 24 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version