Telegrafi

Dhunohen dy të mitura britanike në Itali, policia: Sulmi ishte brutal

Policia italiane ka arrestuar katër meshkuj të moshës 19 deri 23 vjeç në lidhje me përdhunimin e dy vajzave të mitura nga Britania e Madhe, raporton BBC.

Sulmi ndodhi gjatë një ahengu shtëpie në Marconia di Pisticci, një qytet i vogël me rreth tetë mijë banorë, afër qytetit të Materas.

Policia tha se të miturit thirrën policinë duke pohuar se u sulmuan pak pas mesnatës.

Sulmi ishte “jashtëzakonisht brutal dhe mizor”, njoftoi policia. Policia po merr në pyetje katër persona të tjerë në lidhje me sulmin.

Policia tha se të miturat u njoftuan me meshkujt që nuk i njihnin. Ata më pas u afruan gjatë ndejës nga më shumë burra që shfrytëzuan faktin se ishin nën ndikimin e alkoolit, tha policia. /Telegrafi/