Çështja e Robinhos është pasuruar me një kapitull të ri. Portali brazilian “UOL Esporte” ka publikuar sot (e enjte) disa audio-inçizime që datojnë në vitin 2014, kur policia italiane kishte nisur të përgjonte telefonatat e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit pas denoncimit për përdhunim të bërë një vit më parë.
Akuzat çuan gjykatën e Milanos të dënojë sulmuesin me 9 vjet burgim; Robinho, në këto biseda telefonike, rikujton atë natë kur së bashku me një grup shokësh dhunoi një vajze shqiptare.
Në fillim ai nuk duket shumë i shqetësuar.
“Asgjë nuk do të ndodhë. Ishte më shumë se një vit më parë dhe ajo ishte plotësisht e dehur”, dëgjohet duke thënë braziliani në telefon, përcjellë KosovaPress.
“Ajo as nuk e di kush jam unë. Nëse më thërret policia, do të them që nuk e kam prekur kurrë atë grua”, vijon më tej Robinho.
Alerta de gatilho🚨
Parabéns ao @UOLNoticias pela matéria revelando os áudios do estuprador Robinho.
Ele confessa seus crimes em ligações com amigos e ainda propõe espancar a mulher pra silenciá-la.
Aterrorizante. pic.twitter.com/t8VC9Dxe58
— Felipe Neto 🦉 (@felipeneto) June 14, 2023
Por, bisedat telefonike bëhen më serioze pak kohë më vonë; shqetësimi shtohet, mbi të gjitha nga frika se “gruaja mund të jetë shtatzënë” dhe se rasti “mund të përfundojë në media”.
Madje, në vazhdim ndryshojnë edhe versionet e Robinhos: nga “nuk bëra asgjë” në “thjesht bëra seks oral dhe u largova, të tjerët qëndruan atje. Ata që kanë bërë seks me të janë tashmë në Brazil”, dëgjohet Robinho duke folur në telefon.
“Isso não vai dar em p**** nenhuma”: UOL revela áudios inéditos que desmascararam Robinho
⚖️ O jogador entrou na mira da Justiça italiana em 2013, após ser acusado de estuprar uma mulher albanesa com outros 5 amigos pic.twitter.com/xH5mQOASXe
— UOL Notícias (@UOLNoticias) June 14, 2023