Telegrafi

Dhunimi i të miturës nga xhaxhai – policia jep detaje për rastin në Vrellë të Istogut

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës njoftoi të martën se e mitura që është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut, është 15-vjeçare dhe se rasti ka ndodhur në shtator të vitit 2021.

Telegrafi ka mësuar se i dyshuari është xhaxhai i të miturës.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

I njëjti thuhet se gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM

Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të polici. /Telegrafi/