Telegrafi

Dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:55, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet tutje në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare nënës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/