Site icon Telegrafi

Dhunë psikike, fizike e tentim për goditje me mjet të mprehtë – rastet e dhunës në familje të raportuar në Polici 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Lipjan Obiliq, Pejë, Deçan dhe në Rahovec.

Lexoni të plotë raportin e Policisë.

Lipjan / 06.06.2024 – 08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 06.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 06.06.2024-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Obiliq 06.06.2024-22:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 06.06.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 06.06.2024-17:21. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Deçan 06.06.2024-20:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rahovec / 05.06.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version