Site icon Telegrafi

Dhunë psikike, fizike e kanosje në familje – policia njofton për rastet e paraqitura në Polici

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton për disa raste të dhunës në familje të raportuara në Polici në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Prishtinë e Podujevë, ku raportohet për dhunë fizike e psikike.

Podujevë 01.11.2023 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 01.11.2023 – 04:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin viktima është duke bashkëjetuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 02.11.2023-15:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 02.11.2023-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë,02.11.2023-19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dhunë psikike në vazhdimësi nga ish bashkëshortja e tij. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara kosovare dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 02.11.2023-22:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar.  Lidhur me rastin, deri më tani nuk është hasur i dyshuari i lartcekur. Rasti duke u hetuar nga njësia relevante.

Drenas 24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe më datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë, viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.

Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës, ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version